Për rreth 30 minuta është ndërprerë oksigjenimi kryesor në Mjekësinë Sportive ku të hospitalizuar janë 15 pacientë me COVID-19, mëson KOHA.
Siç ka mësuar KOHA një gjë e tillë ka ndodhur dje rreth orës 17:00.
Një burim ka thënë se mjekët kanë telefonuar përgjegjësin e mirëmbajtjes së furnizimit me oksigjen. Dhe më pas furnizimi me oksigjen është stabilizuar.
Për shkak të veprimit të shpejtë pacientët nuk kanë pësuar.
Më pesë korrik dyshohet se për shkak të problemeve me oksigjenin kanë humbur jetën 5 pacientë të prekur me COVID-19.
Vdekja e 5 pacientëve të infektuar me COVID-19 çon Prokurorinë në Klinikën Infektive