Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në SHSKUK po trajtohen 15 pacientë me COVID-19

Në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 15 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 25 pacientë post-COVID.

Sipas raportit të SHSKUK-së, tetë pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është një pacient, e në Infektive 1 me maskë oksigjeni.

Në Infektive janë nëntë pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë janë 22 pacientë post-COVID, në Mjekim Intensiv në Klinikën Intensive është një pacient me maskë oksigjeni, në Spitalin e Gjakovës janë dy pacientë, në të Pejës 5 pacientë e në të Ferizajt një pacient.