Ka shkuar në 75 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Vetëm të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar nëntë vdekje, në raportin ditor.
E diela e 5 korrikut shënon ditën rekorde sa i përket numrit të vdekjeve në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mëngjesin e së dielës, hapësirat e Klinikës Infektive ishin rrethuar me shirit nga Policia, shkaku i pesë rasteve të vdekjeve, me pak kohë dallim ndërmjet, e që ngjalli dyshime. Institucionet shtetërore gjatë ditës nuk kanë konfirmuar numrin e vdekjeve të së dielës, ndërsa në raportin ditor të IKSHPK-së numri ka shkuar në 75, për dallim nga 66 sa ishte një ditë më herët.
Deri tash në Kosovë janë regjistruar 3508 raste pozitive. 1902 prej tyre janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 1531. Të dielën u regjistruan 152 raste të reja me koronavirus.