Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk e ka komentuar situatën e sotme në QKUK ku dyshohet se kanë vdekur pesë persona nga COVID-19.
Ai në konferencën për media ka thënë se organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre.
“Nuk mund të komentojmë ato që fliten, organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre dhe çfarëdo që të identifikojnë do të merren veprimet në përputhje me ato gjetje. Por, ato që unë kam kërkuar dhe jam siguruar që personeli shëndetësor është duke e bërë maksimumin për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë”, ka thënë Hoti.
Në orët e hershme të mëngjesit dyshohet se kanë vdekur pesë persona nga COVID-19, derisa ende asnjë konfirmim zyrtar nga është dhënë nga asnjë institucion shtetëror.
-
Një i vdekur dhe pesë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Mbingarkohen klinikat e QKUK-së e spitalet nga pacientët me COVID-19
-
Hoti kërkon mbikëqyrje më të madhe të të infektuarve nëpër komuna
-
Nesër mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës epidemiologjike
-
Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë dhe 385 raste të reja pozitive