Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk e ka komentuar situatën e sotme në QKUK ku dyshohet se kanë vdekur pesë persona nga COVID-19.
Ai në konferencën për media ka thënë se organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk mund të komentojmë ato që fliten, organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre dhe çfarëdo që të identifikojnë do të merren veprimet në përputhje me ato gjetje. Por, ato që unë kam kërkuar dhe jam siguruar që personeli shëndetësor është duke e bërë maksimumin për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë”, ka thënë Hoti.
Në orët e hershme të mëngjesit dyshohet se kanë vdekur pesë persona nga COVID-19, derisa ende asnjë konfirmim zyrtar nga është dhënë nga asnjë institucion shtetëror.