Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të themeluar Këshillin e Ekspertëve dhe për të emëruar një koordinator për dialogun me Serbinë është kritikuar nga shoqëria civile.
Visar Xhambazi, hulumtues në organizatën “Demokraci për Zhvillim”, thotë se grupet e pozitat e tilla Qeveria e Kosovës është duke i bërë për të rehatuar zyrtarë të partive që i ka në koalicion, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me këtë çështje kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, nuk ka pranuar të shpalosë detaje, duke thënë se koordinatori dhe anëtarët e Këshillit do të zgjidhen së shpejti.
Detyrat e koordinatorit shtetëror për dialogun, sipas Visar Xhambazit, do të mund t`i bënte ndonjëri prej zëvendëskryeministrave.
Në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur të mërkurën, kryeministri Avdullah Hoti ka përsëritur qëndrimin se pavarësisht zhvillimeve, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë.
Sipas tij, janë duke punuar në formimin e një ekipi që do të përfaqësojë Kosovën në këtë proces, e në krye të të cilit ka thënë se do të jetë ai.