Arbëri

Eksodi historik i shqiptarëve para 30 vjetësh përkujtohet në Tiranë me një monument artistik

Eksodi historik i shqiptarëve para 30 vjetësh përkujtohet në Tiranë me një monument artistik

30 vite më parë, Tirana do të printe fillimin e ndryshimeve demokratike, kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim. Për të përkujtuar këtë ngjarje të shënuar, skulptori Agim Rada ka përjetësuar në një vepër të tij në Rrugën e Ambasadave, 2 korrikun e 1990, kushtuar pikërisht atyre që grisën guximshëm perden e hekurt të regjimit komunist dhe rendën drejt lirisë europiane.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se 2 korrikun 1990, ishte tronditja më serioze për një nga regjimet më të kontrolluara të lindjes komuniste.