62 raste me koronavirus janë regjistruar të premten në Kosovë nga testimi i 205 mostrave, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Të premten janë shëruar 61 persona.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë nga fillimi i pandemisë, deri tash në Kosovë janë testuar 22930 persona të dyshimtë për koronavirus. 2494 raste kanë rezultuar pozitivë, me 1307 prej tyre që janë shëruar. 44 persona kanë vdekur. Në vend janë 1143 raste aktive.