Në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 persona me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton për 69 raste të reja me COVID-19 dhe 107 të shëruar.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 22 raste, Mitrovicë 5 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Gjilan 3 raste, Lipjan 3 raste, Pejë 3 raste, Suharekë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Gjakovë 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.
Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.

-
Tetë të vdekur dhe 62 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Tetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Tetë të vdekur dhe 345 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Tetë të vdekur dhe 793 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit