Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-gazetarët Halil Matoshi e Arbër Grabovci, zëvendësministra në MKRS

Përmes një komunikate, MKRS njoftoi se ministrja Vlora Dumoshi ka pritur sot dy zëvendësministrat në këtë Ministri, Arbër Grabovci dhe Halil Matoshi, që të dytë ish-gazetarë, të cilët kanë pranuar detyrën e re.

Ministrja Dumoshi me zëvendësministrat Grabovci e Matoshi diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si dhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dumoshi i informoi dy zëvendësministrat për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve.

Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së.

Zëvendësministrat Grabovci e Matoshi e falënderuan ministren Dumoshi për pritjen.

Ata shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe theksuan se do të angazhohen në përmbushjen e objektivave që ka ministria.