Zyra e BE-së në Kosovë ka konfirmuar për KOHË-n se nesër në Prishtinë do të jetë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, me ç’rast do të sjellë datat për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, sot ka konfirmuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të rinisë më 27 qershor në Washington.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë veprim të SHBA-së nuk e ka komentuar Zyra e BE-së në Kosovë.
“Ne nuk i komentojmë aktivitet e të tjerëve. Lajçaku do të jetë në Prishtinë nesër për të diskutuar modalitetet dhe ai sjell datat e rifillimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, një proces i cili ka dhënë rezultate reale për njerëzit në Kosovë që kur kishte nisur”, ka thënë për KOHË-n zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zivalj.