Arbëri

Përfundon vlerësimi i ekspertëve për universitetet dhe kolegjet private

Foto: Koha
Foto: Koha
 

Brenda dy javësh, Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim pritet të marrë vendime për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë. Fillimisht do të bëhet akreditimi institucional e më pas do të vazhdohet me atë të programeve studimore.

Për akreditim institucional kanë aplikuar 14 institucione të arsimit të lartë, që iu ka skaduar akreditimi, prej tyre 5 universitete publike dhe 9 kolegje private, shkruan KOHA.