Arbëri

Hoti ecën vetë

Hoti ecën vetë

Kryeministrin e ri nuk ka pasur kush ta presë, në udhën e parë të tij për në zyrën numër një të Qeverisë. Megjithëkëtë, Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë të enjten i ka bërë rojë nderi me të mbërritur në oborrin e ekzekutivit, dhe i është shtruar tepihu i kuq, në të cilin Avdullah Hoti ka ecur vetëm.

Hoti është konfirmuar të mërkurën kryeministër me votën e 61 deputetëve, por pararendësi i tij, Albin Kurti, e ka kontestuar kushtetutshmërinë e gjithë procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re. Të paligjshme e ka quajtur Qeverinë. Dhe, të enjten ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme.