Pamje të një laboratori droge në Prishtinë janë publikuar të enjten nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka vazhduar akuzat e rënda ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe u.d të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke i lidhur ata me këto pamje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të parit të vendit, pamjet janë “provë” për “Grupin Kurti dhe familjen politike të Ministres së Drejtësisë”.
“Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t'i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë!”, ka shkruar ai.