Prokuroria e Shtetit ka nisur të enjten me mbledhjen e informatave, pas akuzave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të një nate më parë rreth hyrjes së kryeministrit, zv.kryeministrit dhe u.d të ministrit të Brendshëm në dhomën e përgjimeve të PTK-së t
Në një përgjigje për KOHËN është bërë e ditur se prokuroria ka nisë me grumbullimin e informatave.
“Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
Thaçi të mërkuren ka bërë akuza të rënda ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, zv.kryeministrit, Haki Abazit dhe ud të ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.
“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, ka thënë Thaçi.
-
Musa: Mbi 29 mijë faqe materiale mund ta vonojnë edhe më tej aktgjykimin në Hagë
-
Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit
-
Kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit intervistohen më 1 korrik
-
Kurti: Është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e luftës të marrin hov
-
PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme