Menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës ka shkarkuar sot Xhyljetë Izmaku-Rama nga pozita e drejtoreshës së Departamentit për Burime Njerëzore, Administratë dhe Protokoll.
KOHA merr vesh se ajo është shkarkuar për shkak të shkeljeve në vendin e punës dhe për nepotizëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzmaku Rama është bashkëshortja e ish-deputetit të PDK-së, Rafet Rama, i cili më 2016 ishte kundërkandidat i Hashim Thaçit për president të vendit. Ajo po ashtu është motra e ish-deputetes Xhevahire Izmaku.
Ndër arsyet e shkarkimit, siç mëson KOHA, janë gjetjet e Auditorit për shkeljet e bëra gjatë menaxhimit të saj me Burimet Njerëzore në këtë ndërmarrje.