Arbëri

Rijad Mehmeti: Jeta ime është shumë e mirë por këtë fat s’e ka çdo fëmijë me aftësi të kufizuara

“Jeta ime është shumë, shumë, shumë e mirë. Nuk kom fjalë me përshkru jetën time, kam fat që kam familje, kam shokë tepër të mirë, krejt rrethi jem është shumë i mirë, më ka përkrahur gjithë. Por ndoshta këtë fat nuk e ka çdo fëmijë më aftësi të kufizuar. Ka shembull plotë 16 vjeçarë që nuk shkojnë në shkollë, që nuk i ka kushtet e mija domethënë”.

Këto janë fjalët e Rijad Mehmetit, fotografia e të cilit qëndron përmbi 120 karrocat me çanta për personat me aftësi të kufizuara, para Kuvendit të Kosovës.

Ai në Express të KTV-së, tha se është i gëzuar që paragjykimet ndaj kësaj shtrese të shoqërisë nuk janë aq të mëdha si kanë qenë vitet e kaluara.

“Shembull që këta [personat me aftësi të kufizuar] nuk mund të bëjnë gjëra që personat tjerë i bëjnë. Është një paragjykim, ndoshta në kuptim të parë duket i vogël por është shumë i madh se ia parandalon dikujt me ecë ashtu siç ka dashtë. Tek paragjykimet, më vjen mirë që tash ka më pak paragjykime, nuk ka aq shumë sa ka pasur viteve të kaluara”, u shpreh ai.

Rijadi thotë se asnjëherë nuk është prekur nga ndonjë paragjykim.

“Asnjëherë, kam fatin që nuk jam prekur asnjëherë nga këto paragjykime”. Në shkollë mundesh me më pa gjithmonë tu kesh se s'kam arsye për mos me kesh”, u shpreh ai.