Një varg akuzash ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial ka bërë ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Të dyja këto organe të drejtësisë nuk i kanë dërguar ende emrat e përfaqësuesve të tyre në grupin e ekspertëve për reformën e vettingut në drejtësi të krijuar nga Qeveria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Haxhiut, Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial po kundërshtojnë që të ketë vetting, ngase ndihen të frikësuar nga ky proces, raporton KOHA.
Por kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, thotë se kanë pranuar ftesë nga Ministria e Drejtësisë, por situata me pandeminë ka ndikuar që të mos ketë vendim. Megjithatë, Hyseni nuk e sheh të nevojshëm vettingun në drejtësi pasi thotë se një proces i tillë ka ndodhur vite më parë.
Arsyetim të njëjtë se pandemia pamundësoi vendimmarrjen ka dhënë edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj.
Në vendimin e Qeverisë në detyrë, në fund të shkurtit, për krijimin e grupit të ekspertëve për vettingun, thuhet se obligohet Ministria e Drejtësisë që të kërkojë nga KGJK-ja dhe KPK-ja të propozojnë përfaqësuesit e tyre. Deri më 30 maj grupi i ekspertëve prej 10 anëtarëve pritet t’ia paraqes raportin Qeverisë për skenarët dhe elementet e vettingut në sistemin e drejtësisë.