Hetim lidhur me vdekjen e 26-vjecarit nga Gjilani është duke kërkuar Partia Demokratike e Kosovës. E për një gjë të tillë, ata kanë paralajmëruar formimin e një komisioni hetimor parlamentar.
PDK-ja e Kadri Veselit, formimin e këtij komisioni hetimor po e konsideron të domosdoshëm, derisa për një gjë të tillë presin mbështetjen edhe të partive të tjera politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërkrahjen për këtë komision, PDK-ja do ta ketë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Por, sipas Fitim Ukës nga kjo parti, një gjë e tillë duhet të bëhet më vonë, raporton KOHA.
Formimin e komisionit të propozuar nga PDK-ja, në këtë kohë, nuk e ka përkrahur as Komisioni për Shëndetësi.
26-vjeçari nga Livoçi i Epërm i Gjilanit kishte shkuar në Gjermani më 6 mars për t’i kryer studimet master në shkenca kompjuterike.
Ai u kthye të shtunën në Kosovë dhe sikurse shtetasit e tjerë, të cilët po kthehen në vend u vendos në Qendrën e Studentëve në kryeqytet që po shërben si karantinë e një ditë më vonë ka rënë nga kati i 5-të i kësaj ndërtese.