Arbëri

Osmani për vendimin e GJK-së: Në përputhje me interesin e publikut

Foto: Koha
 

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë punën e Gjykatës Kushtetuese që ka trajtuar çështjen e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin në ditë feste dhe ka vlerësuar se vendimi i saj është në përputhje me interesin e publikut.

Sot Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë dekretin e Thaçit, përmes të cilit kishte mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.