Kushtetuesja pezullon dekretin e Thaçit për qeverinë e re

- 18:52Kushtetuesja pezullon dekretin e Thaçit për qeverinë e re
- 14:44Vendimi i Kushtetueses për masën e pezullimit të dekretit të Thaçit pritet rreth orës 17
- 12:00Kalon afati për dërgim të komenteve për caktim të masës së përkohshme për dekretin e Thaçit
- 08:02Kushtetuesja pret komentet deri në orën 12 për caktim të masës së përkohshme për dekret të Thaçit
Kushtetuesja pezullon dekretin e Thaçit për qeverinë e re
Gjykata Kushtetuese vendosi sot, masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.
Thaçi dekretoi Hotin dje, ndërkohë pak minuta më vonë Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të fundit, dërgoi rastin në Kushtetuese. Ndër tjera, VV-ja kërkoi që të vendoset masa e përkohshme për pezullim të zbatimit, raporton KOHA.
Gjykata Kushtetuese sot mori vendimin për masë të përkohshme dhe për efekt, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti, që ishte thirrur për të shtunën (13:00), nuk pritet të mbahet.
Njoftimi:
Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:
TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;
TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi;
Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar.
Vendimi i Kushtetueses për masën e pezullimit të dekretit të Thaçit pritet rreth orës 17
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e pezullimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin kryeministër, pritet rreth orës 17:00, bëjnë të ditur burimet e KOHËS.
Kjo gjykatë njoftoi në mëngjes se palët kanë të drejtë të dërgojnë komentet për çështjen e pezullimit deri në orën 12:00 sot.
Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar dje për dekretin.
Kalon afati për dërgim të komenteve për caktim të masës së përkohshme për dekretin e Thaçit
Ka kaluar afati për dërgimin e komenteve për caktim të masës së përkohshme për dekretimin që presidenti Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
Të enjten, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi ankesën në Kushtetuese, ndërsa në mëngjesin e së premtes, një ditë para seancës së paralajmëruar nga LDK-ja për votim në Kuvend, Gjykata Kushtetuese u dha palëve afat për komente për caktim të masës së përkohshme deri në orën 12:00.
Askush nga të përfshirët në këtë rast nuk ka njoftuar publikisht nëse kanë dërguar komente në Kushtetuese.
Kushtetuesja pret komentet deri në orën 12 për caktim të masës së përkohshme për dekret të Thaçit
Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se deri në orën 12:00 të 1 majit 2020 do të presë komentet për caktimin e masës së përkohshme për dekretin që presidenti Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit të LDK-së si kandidat për kryeministër.
Dje 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dërguan në Kushtetuese dekretimin që Thaçi ia bëri Hotit për kryeministër. Ndër tjera, VV-ja kërkoi që të vendoset masa e përkohshme për pezullim të zbatimit.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar të enjten, më 30 prill 2020, rreth orës 17:00, një kërkesë të parashtruar nga 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes së cilës kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të Presidentit të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj, në kërkesën e parashtruar, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë”, thuhet në një njoftim të Kushtetueses.
Me qëllim të shqyrtimit urgjent, Gjykata ka bërë të ditur se dje u ka dërguar shkresat njoftuese përmes së cilave ka kërkuar nga palët e përfshira që:
a) Komentet përkitazi me kërkesën për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese sot, më 1 maj 2020, në orën 12:00;
b) Komentet përkitazi me meritat e kërkesës, t’i dorëzojnë në Gjykatë deri më 8 maj 2020, në orën 16:00.
“Njoftimi për regjistrimin e kërkesës së parashtruar nga deputetët dhe për dorëzimin e komenteve tashmë u është dërguar: Presidentit të Kosovës; Kryeministrit të Kosovës; Kryetares së Kuvendit të Kosovës, me kërkesën specifike që kopja e kërkesës t’u dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit; dhe Avokatit të Popullit. Gjykata Kushtetuese është e përkushtuar që në përputhje me përgjegjësitë dhe me funksionin e saj kushtetues, këtë lëndë ta trajtojë me urgjencë dhe prioritet”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Hoti: Marrëdhënia me SHBA-në është ekzistenciale për Kosovën

Kastrati: Tensionimi i marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së nga Kurti është tradhti kombëtare

Kritikohet neni në Kodin Penal që ndalon vetëm në “online” mohimin e gjenocidit

Abdixhiku: Kosova po zbrazet, nuk ua kemi borxh politikanëve që e kanë përfundim theqafjen

Të mbijetuarit e masakrës në Rugovë tregojnë tmerrin, kërkojnë që kryesit të vihen para drejtësisë

Tejkalime në qiratë e banimit për ambasadorët, ankesa për standarde të dyfishta

Osmani për të vrarët e Masakrës në Rogovë: Ata përforcuan themelet e Kosovës

Zëri i të pagjeturve në muzeun e pafajësisë

Abazoviqi i jep mbështetje Kurtit në lidhje me Asociacionin

Petritsch: Plani franko-gjerman hap i rëndësishëm, Kurti s’mund t’i ikë Asociacionit

Krasniqi: Vendi në ditët më të vështira nga çlirimi, njerëzit duan të ikin
