Shtatë nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë konsideruar se presidenti Hashim Thaçi ka pasur të drejtë me dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, pasi kishte pritur 20 ditë Vetëvendosjen për të paraqitur emrin e mandatarit, edhe pse Kushtetuta qëndron e heshtur për afatin.
Sipas burimeve të KOHËS, gjyqtarët Bekim Sejdiu e gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci kanë konsideruar se dekreti ishte në kundërshtim me Kushtetutën në pikën referuar afatit.
E dhëna për këtë rezultat votimi nuk është konfirmuar nga gjyqtarët. Të dy kanë theksuar se ligji, por edhe Kodi i Etikës nuk i lejon të komunikojnë me publikun për informata të kësaj natyre.
As Kushtetuesja nuk e ka ofruar këtë të dhënë. Megjithëkëtë, emrat e gjyqtarëve që kanë konsideruar se Dekreti i presidentit Thaçi ishte jokushtetues, mund të kuptohen nga mendimet mospajtuese të shkruara që mund t’i publikojnë.
-
Mungojnë mendimet mospajtuese të dy gjyqtarëve që ishin kundër Dekretit për mandatarin
-
Kushtetuesja publikon të plotë aktgjykimin për dekretin, i hap rrugë seancës për Qeverinë Hoti
-
Hilja e Kushtetueses: Iu referua normës jorelevante
-
Prapaskenat e Aktgjykimit
-
Një verdikt tejkushtetues për një dekret tejkushtetues