Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

22 vjet nga fundi i bombardimeve të NATO-s

Sot 22 vjet më parë, me urdhër të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s të asaj kohe, Javier Solana, përfundoi bombardimi i aleancës mbi caqet serbe në Kosovë, Serbi e Mal të Zi.

Kësisoj edhe u rrumbullakua kapitullimi i regjimit serb, duke i hapur rrugë futjes së mbi 37 mijë ushtarëve nga 36 shtete në Kosovë.

Bombardimet e NATO-s zgjaten 78 ditë.

Po më 10 qershor, një ditë pas Marrëveshjes së firmosur në Kumanovë, Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244 për dërgimin e misionit të KFOR-it në Kosovë.

Dy ditë më vonë, më 12 qershor nisi futja e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, e njëkohësisht tërheqja e forcave serbe

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. \ ksp