Arbëri

Quni thotë se ka abstenuar në votimin e kandidimit të Hotit për kryeminstër

 

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni, ka njoftuar se ka abstenuar në votimin e kandidimit të Avdullah Hotit, për kryeministër të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes ka propozuar edhe emra tjerë për këtë post, porse nga ta me shumicë është zgjedhur Hoti.