Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës nga Covid-19.
Në 609 të prekur ka arritur numri i përgjithshëm në vend ku për herë të parë Tirana nuk ka raste të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Doktor Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë:
Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiolog dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.
Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.