Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bashkë me Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë mbajtur një takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ku përfundimisht është sqaruar se bankat komerciale që veprojnë në vend nuk mund të aplikojnë interes shtesë për periudhën e shtyrjes së kredisë gjatë kohës së pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi thotë po ashtu se interesi i rregullt duhet të përllogaritet, por i njëjti duhet të paguhet, i shpërndarë në një periudhë 12 mujore, prej momentit të rifillimit të pagesës së kredisë, raporton KOHA.
“Në asnjë rast, vonesa për shkak të krizës, nuk do të ndikojë në prishjen e rejtingut, të asnjë klienti”, ka theksuar Rukiqi.
-
Guvernatori Mehmeti: S’do të ketë rritje të normave të interesit për kreditë aktive
-
Kërkohet një zgjidhje për të mos u penguar puna e ndërmarrjeve
-
746 ankesa për kamatë shtesë nga bankat në Kosovë
-
Mehmeti: Kemi bërë zgjidhje më të mirë se shtyrja e kësteve
-
BQK, OEK dhe OEAK koordinojnë propozimet për rimëkëmbje ekonomike