Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bashkë me Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë mbajtur një takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ku përfundimisht është sqaruar se bankat komerciale që veprojnë në vend nuk mund të aplikojnë interes shtesë për periudhën e shtyrjes së kredisë gjatë kohës së pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi thotë po ashtu se interesi i rregullt duhet të përllogaritet, por i njëjti duhet të paguhet, i shpërndarë në një periudhë 12 mujore, prej momentit të rifillimit të pagesës së kredisë, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në asnjë rast, vonesa për shkak të krizës, nuk do të ndikojë në prishjen e rejtingut, të asnjë klienti”, ka theksuar Rukiqi.