Arbëri

Një 19-vjeçare vdiq pasi dyshohet që s’u trajtua në Infektivë, doli negative për koronavirus por 8 policë dërgohen në karantinë

Një 19-vjeçare vdiq pasi dyshohet që s’u trajtua në Infektivë, doli negative për koronavirus por 8 policë dërgohen në karantinë

Një 19-vjeçare nga Vushtrria ka vdekur këto ditë pasi dyshohet se nuk mori trajtim në Klinikën Infektive të QKUK-së për gjendjen e saj shëndetësore. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në këtë klinikë.

Siç ka mësuar KOHA nga burimet, 19-vjeçarja ishte dërguar në Infektivë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, megjithatë, për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, në Klinikë nuk e kanë pranuar atë pasi aty po trajtohen vetëm rastet me koronavirus.