Arbëri

Pack: E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit e Grenellit

Pack: E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit e Grenellit

Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, e ka cilësuar të pafalshme veprimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç thotë ajo, për t’iu bashkuar lojës perfide të Hashim Thaçit dhe ish-ambasadorit gjerman Richard Grenell.

“Në mes të krizës së koronavirusit Kosova bie në kaos. Se udhëheqësit e LDK-së i bashkohen lojës perfide të Thaçit e Grenellit, është e pafalshme”, ka shkruar Pack në Twitter, transmeton Koha.