Arbëri

Franca e Gjermania, sërish: Të mos votohet mocioni i mosbesimit

Franca e Gjermania, sërish: Të mos votohet mocioni i mosbesimit

Pas demarshit të ambasadorëve në Kosovë, edhe ministrat e jashtëm të Gjermanisë e Francës u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit, që të mos e votojnë mocionin e mosbesimit. Në një deklaratë të përbashkët, ata kanë thënë se Kosovës i duhet qeveri funksionale, raporton KOHA.

“Franca dhe Gjermania janë të shqetësuara për gjendjen politike në Kosovë në kohën kur vendit i duhet unitet për t’u ballafaquar me krizën e Covid-19. Kosovës i duhet qeveri stabile dhe tërësisht funksionale për t’u ballafaquar me krizën. Prandaj, kërkojmë që mocioni i mosbesimit për qeverinë të rishqyrtohet ose të shtyhet”, thuhet në deklaratë.