Ambasadorët e Francës dhe të Gjermanisë, me demarsh të përbashkët, kanë kërkuar nga LDK-ja që të heqë dorë nga kërkesa për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në Twitterin e Ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, thuhet se me këtë, dy kryeqytetet shfaqin brengën e tyre me situatën e krijuar së fundmi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesa i është drejtuar zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, në mënyrë që i njëjti t’i drejtohet kreut të LDK-së, Isa Mustafës, me kërkesën për të hequr dorë nga mocioni i mosbesimit.
“Qëndroni në anën e popullit të Kosovës në këtë krizë. Ftoni LDK-në të rishqyrtojë votën e mosbesimit dhe të mbajnë një qeveri të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”, thuhet në demarshin e përbashkët të Francës dhe të Gjermanisë drejtuar LDK-së.