Arbëri

Beqiri, VV-së: Pushteti me dhunë as nuk fitohet dhe as nuk mbahet

Beqiri, VV-së: Pushteti me dhunë as nuk fitohet dhe as nuk mbahet

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka reaguar ndaj tendosjes së raporteve mes koalicionit qeverisës pas mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti, të iniciuar nga LDK-ja, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Ndërkohë që nesër Kryesia e Kuvendit do të ketë temë të vetme në mbledhjen e saj seancën e jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, Ismet Beqiri, në një postim në Facebook, ka porositur Lëvizjen Vetëvendosje se pushteti mbahet vetëm me partnerë të brendshëm dhe se pushteti nuk fitohet dhe as nuk mbahet me dhunë.