73 vjeçarja, e cila ishte rasti i parë i prekur nga ky virus ne qytetin e Durrësit – e konfirmuar paraditen e djeshme, ka ndërruar jetë, raportojnë mediat e Tiranës.
Shëndeti i gruas u përkeqësua menjëherë dhe u konstatua se ajo nuk e përballon dot udhëtimin për në Tiranë.
Kujtojmë se e ndjera është kthyer dhjetë ditë më parë nga Italia.
73 vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së testit.
Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gruaja dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë, përfshi edhe stafin e spitalit të Durrësit.
-
Mbërrin në Holandë anija e prekur me hantavirus
-
Një shtetas amerikan dhe një francez rezultojnë pozitivë me hantavirus pasi u larguan nga anija
-
Anija turistike e goditur nga hantavirusi mbërrin në Tenerife
-
Dhjetëra pasagjerë largohen nga anija ku shpërtheu hantavirusi
-
Tri viktima pas shpërthimit të virusit në anijen turistike në Atlantik