Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, ka reaguar pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka ftuar edhe atë në takim, ashtu siç bëri me partitë parlamentare.
Ajo ka thënë se sot presidenti tregoi se nuk mund të jenë unifikues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot e kuptova se Presidenti i vendit nuk e konsideron të denjë zyrtarisht një grua Kryetare të partisë Alternative, ish – zv/Kryeministre me titull ashtu si i kishte karakterizuar burrat kryetar të partive që i kishte ftuar, me tituj të posteve që i kanë mbajtur më herët. Nëse Presidenti i vendit e konsideron veten dhe rolin e tij si faktor unifikues për vendin, atëherë sot si shumë herë tjera ai dhe kabineti i tij e treguan se çdo gjë mund të jenë, vetëm unifikues jo”, ka thënë ajo.
Kusari ka thënë se “ashtu sikur edhe shumë raste tjera në Kosovë, kjo situatë e tregon hipokrizinë e retorikës për gjithë përfshirje të grave në jetën politike nga Presidenti i vendit”.
“Nuk e di se çfarë mund të ishte aludimi i tyre për këtë mosftesë, por duke e ditur se gjithmonë sigurohen të jenë të ‘mbuluar me letra’, i këshilloj të verifikojnë në KQZ kënd e përfaqësoj unë. Alternativa është parti e re, ende e vogël, por ndikimin në raste të caktuara mund ta ketë tepër të madh për ndryshimet në Kosovë. Ky postim nuk e paragjykon pjesëmarrjen apo mos pjesëmarrjen time në ftesën eventuale. Ky reagim ka për qëllim të tregojë gabimin e kabinetit dhe të Presidentit për trajtimin e gruas në politikën Kosovare”, ka shkruar ajo.