Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja për shkak të kostos dhe pasojave që ato mund të sjellin.
Në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ajo tha se uron që me takimin e sotëm midis kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të ketë marrëveshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Uroj që sot të ketë marrëveshje. T’ju rikujtoj se gjatë gjithë kësaj periudhe kohore ka qenë vetëm kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje që kanë bërë propozime për emrin e presidentit. Në asnjë rast deri më tani nga të gjitha takimet, qoftë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka pasur propozime apo nuk ka pasur ndonjë iniciativë për të zgjidhur çështjen e presidentit apo për të dhënë emër konkret në të cilin ne do të mund të jepnim përgjigjen”, ka thënë ajo, raportoi EO.
Kusari-Lila ka theksuar se shpreson për një qasje pozitive nga të gjitha palët, duke nënvizuar se procesi po udhëhiqet nga kryeministri në cilësinë e kryetarit të LVV-së.
“Prandaj megjithëse shpresoj që do të ketë një marrëveshje, përkundër se kjo është kompetencë e drejtpërdrejtë e kryeministrit, i cili zhvillon në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, këto takime dhe vendit të fitojë atë çfarë më së paku e ka të nevojshme apo e ka fare të panevojshme shkuarjen në zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja do të kenë përveçse kosto, vonesa dhe ngecje në funksionet vitale të shtetit tonë, përkundër se do të rrezikonin edhe disa prej proceseve të cilat tashmë janë në një dinamikë shumë pozitive të vendit tonë”, ka thënë ajo.
Ajo shtoi se deri tani nuk ka pasur iniciativa konkrete nga partitë e tjera politike, ndërsa përmendi edhe qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me kërkesën për ofertë me shkrim.
“Unë uroj që të ketë një qasje pozitive, megjithatë deri më tani kemi parë përpjekje të vazhdueshme vetëm nga njëra anë për të bërë zgjidhjen për emrin e presidentit apo presidentes. Po e ritheksoj që deri më tani ka pasur vetëm iniciativë apo nisë apo ftesë nga kryeministri Kurti, ndërsa Partia Demokratike me aq sa kemi dëgjuar të gjithë bashkë përmes opinionit publik është se pret një ofertë me shkrim”, është shprehur ajo.