Arbëri

Gratë nuk festojnë, marshojnë për një jetë të barabartë

Foto: Alban Bujari / Koha
 

Ngritja e zërit ndaj pabarazisë shoqërore dhe shtypjes e rasteve kur dhuna ndaj grave kaloi pa u ndëshkuar, edhe këtë vit shoqëria civile e aktivistë gjatë së dielës marshuan drejt qendrës së kryeqytetit.

Me sloganin kryesor “Marshojmë s’festojmë” u thirr në emër të drejtësisë, kundër seksizmit e abuzimit ndaj grave në vendin e tyre të punës duke kundërshtuar kështu çdo lloj të padrejtësisë që ushtrohet ndaj grave, transmeton KTV.