Njëra prej arsyeve që ka dhënë Ministria e Administratës Publike (MAP) me rastin e anulimit të tenderit për furnizim me harduerë për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë - Sistemin Informativ Shëndetësor, është se për këtë procedurë vlera e paraparë e së cilës ka qenë 750 mijë euro, për vitin 2020 nuk është paraparë asnjë cent.
Këtë arsye e ka dhënë Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) në kuadër të MAP-it, e cila propozon dhe koordinon të gjitha politikat që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vendimin për anulim të aktivitetit MAP-i e ka marrë më 3 shkurt të këtij viti, pasi që në dhjetor të vitit të kaluar procedura në fjalë ishte kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP). E ky i fundit do të duhet të merret sërish me këtë aktivitet.
Dy kompani që kanë konkurruar në këtë tender janë ankuar se vendimi për anulim është i kundërligjshëm dhe se mjetet e parapara për këtë procedurë do të duhej të barteshin në 2020-n. Kompania “Botek” ankesën në OSHP e ka dorëzuar më 19 shkurt, ndërkohë që ajo “Infosoft Systems” më 21 shkurt.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Anulohet tenderi për pajisje dentare pas ankesës për favorizim të një kompanie
-
Tenderi për pajisje të hemodializës nën llupën e prokurorisë
-
OSHP-ja konstatoi se MSH-ja shkeli ligjin në dy raste, por nuk e obligoi t’i anulojë vendimet
-
Banka Botërore konstaton kurdisje edhe në një tender të MSH-së, procedura anulohet
-
Betejë e re për insulina mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe OSHP-së