Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh dhe ish-ndërmjetësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, ka vlerësuar hapin e parë të kryeministrit Albin Kurti lidhur me largimin e tarifës për lëndën e parë ndaj mallrave serbe.
“Hap i mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pa dyshim se s’do të bënte dëm edhe një hap i ndërmarrë nga Serbia për ta rinisur dialogun. Dhe BE-ja duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë e të ndihmojë”, shkroi Bildt në Twitter, raporton Koha.net.
SHBA-ja ka kritikuar vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të tarifës, ndërkaq shtetet e BE-së e kanë mbështetur veprimin e Kurtit.
Artikuj të ngjashëm
-
Heldt e quan hap të guximshëm heqjen e pjesshme të tarifës
-
Kurti pa aleat për heqjen e kushtëzuar të taksës
-
Reagimet pas paralajmërimit të Kurtit për heqjen e taksës
-
Haradinaj: Shihet se ka marrëveshje Kurti-Vuçiq, çmimi vota e Listës Serbe për qeverinë
-
BE-ja përshëndet paralajmërimin e Kurtit për heqjen e tarifës, në pritje të detajeve shtesë