Osmani: Autostrada e Anamoravës do të bëhet Foto: Koha

Osmani: Autostrada e Anamoravës do të bëhet

21 February 2020 16:57

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila sot vizitoi Gjilanin, ka folur edhe lidhur me anulimin e tenderit për ndërtimin e autostradës së Anamoravës.

Ajo theksoi se kjo autostradë do të bëhet.

LEXO EDHE: Anulohet tenderi për ndërtimin e autostradës së Anamoravës

"Autostrada e Anamoravës do të bëhet por korrupsioni do të ndalet. Ne jemi të vendosur që ta ndërtojmë vendin tonë”, u shpreh Osmani.

Kujtojmë se sot, me vendim të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Izedin Bytyqi, është anuluar tenderi për ndërtimin e autostradës së Anamoravës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme