Me vendim të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Izedin Bytyqi, është anuluar tenderi për ndërtimin e autostradës së Anamoravës.
“Nga shkresat e lëndës vërehet se Deklarata e Disponueshmerisë së mjeteve e nënshkruar nga Zyrtari Kryesor Financiar nuk ka mbulesë buxhetore, sepse me këtë projekt nuk ka pasur mbulesë buxhetore në datën e nënshkrimit për vitin buxhetor 2019, në ndërkohë që buxheti i vitit 2020, ende nuk është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe më shumë është bazuar në kërkesën buxhetore e cila nuk krijon siguri se do të aprovohet nga Ministria e Financave, Qeveria dhe në fund Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën zyrtare të Ministrisë, raporton KOHA.
“Duke pas parasysh se ky projekt nuk paraqet kurrfarë emergjence, ju kërkoj që gjatë ditës të anuloni procedurën e tenderimit dhe pas aprovimit të Ligjit të Buxhetit të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës, atëherë kur të krijohen kushtet ligjore, të filloni me procedurat për inicimin e aktivitetit të prokurimit për këtë projekt”, thuhet tutje në shkresë.
{gallery}
-
Anulohet tenderi 44 milionë eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve
-
KDI: Tenderi i Ministrisë së Infrastrukturës (MI) në kundërshtim me Ligjin për buxhetin e rishikuar 2020
-
Abdixhiku: S’mund t’i shpenzojmë 110 milionë euro pa ligj, autostrada Prishtinë-Gjilan do të vazhdojë
-
Rekomandohet anulimi i tenderit për Autostradën e Gjilanit me vlerë mbi 100 mln euro
-
ZKM-ja rekomandon anulimin e tenderit për Autostradën e Gjilanit me vlerë 110 milionë euro