Arbëri

Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Durim Berishën

Descriptive Text

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Durim Berishën si këshilltar të jashtëm politik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se Berisha bart titullin Doktor Shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë, transmeton Koha.net.

“Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit. Kryeministri Kurti i uroi z. Berisha suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend”, thuhet në komunikatë.