Arbëri

Pushtetarët nisin bizneset mediale me paratë e Telekomit

Pushtetarët nisin bizneset mediale me paratë e Telekomit
 

Më shumë se 30 milionë euro të Telekomit të Kosovës janë shpenzuar gjatë 14 vjetëve në reklama dhe sponsorizime për media, një pjesë e të cilave janë të lidhura me politikën.

Edhe pse në Këshillin e Mediave të Shkruara janë të regjistruara vetëm 33 mediume, Telekomi u ka dhënë kontrata hiç më pak se 116 portaleve dhe mediumeve online.