Arbëri

Qalaj pohon se në Policinë e Kosovës janë 100 policë me probleme psikike e sëmundje tjera

Descriptive Text

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka njoftuar se rreth 100 policë të Kosovës kanë probleme shëndetësore, përfshirë ata me telashe psikike.

“Në Policinë e Kosovës e kemi një gjendje jo të mirë sa i përket aspektit shëndetësor të disa kolegëve. Kemi kolegë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, nga sëmundje të rënda si kanceri, duke përfshirë edhe ata që vuajnë nga problemet psikike. Të gjithë janë duke u trajtuar në aspektin mjekësor dhe poashtu në kuadër të këtyre trajtimeve parashihen edhe masat për këta kolegë që punojnë”, tha Qalaj, raporton "Koha Ditore".

Sipas tij, shumica prej tyre punojnë në detyra të lehtësuara.

“Punojnë pa armë, pa pajisje. Për shkak të mosekzistimit të ligjeve adekuate, ne duhet t’i mbajmë ata në punë dhe maksimalisht bëjmë përpjekje që t'i sistemojmë. Kemi një numër të madh që janë, dhe ky numër kalon 100-shin”, u shpreh ai.

Lexo edhe: Haziri, Veliu e Qalaj mblidhen pas vrasjes tragjike në Gjila