Monumenti i Newborn-it këtë vit është kthyer në simbol të vetëdijesimit për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës. Sipas ideatorëve, me të synohet luftimi i stigmës për këtë kategori dhe mobilizimi i mbështetjes shoqërore për ta.
Që nga viti 2008 shihet si simbol i pavarësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes artit, tash e sa vjet, “Newborn” bart mesazhe të ndryshme, falënderime e protesta, raporton KTV.
Për 12-vjetor, dizajni i “Newborn”-it ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për këto kategori.
E dizajnuar nga regjisorja e ndjerë Arzana Kraja, lulja anemone, simbol i fuqisë së këtyre grave, këtë vit është pjesë e “Newborn”-it.
Edhe në këtë ditë, Newborn-i mbetet monumenti më i fotografuar, ndërsa fluksi më i madh i qytetarëve që kanë vizituar monumentin ishte mesdita.