Prishtinë, 14 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot udhëheqësin e Misionit të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z. Jean – Louis Servais, me të cilin bisedoi për perspektiven evropiane dhe procesin integrues të Kosovës në BE.
Ministri Reka kërkoi nga Belgjika të mbështesë përshpejtimin e liberalizimit të vizave, sepse, siç tha, është e pakuptimtë që Kosova të mbetet ishull i izoluar, përderisa disa shtete më të mëdha në Evropë kanë tash e sa vite regjim të lirë të vizave me BE-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit ministri Reka shpalosi prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave, në funksion të avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.
Gjithashtu, ai kërkoi nga Qeveria e Belgjikës ekspertizë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e integrimit Evropian.
Në aspektin bilateral u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy shteteve dhe njëherit diplomati i lartë belg e rikonfirmoi edhe njëherë se në Mbretërinë e Belgjikës Kosova mund të llogaris në te si një shtet mik e përkrahës i saj.