Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veliu: Çdo marrëveshje që çon në normalizim të raporteve Kosovë-Serbi është e mirëpritur

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradën e cila u nënshkrua sot nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes një postimi në Facebooj, Veliu ka thënë se çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.

“Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”, ka shkruar ai.