Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat të mërkurën.
DASH ka thënë se është bërë një hap i madh para, ndërsa ka inkurajuar palët të vazhdojnë me negociata konstruktive për të arritur deri te një normalizim i përgjithshëm i marrëdhënieve.
“SHBA-ja mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me masat për të evituar përshkallëzimet e mëtutjeshme. Ne përgëzojmë dakordimin e dy vendeve për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve, nën mbikëqyrjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbështesim dialogun e ndihmuar nga BE-ja, si rruga më e mirë për ta avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës. Ne e mirëpresim vendimin e palëve për të vënë interesin e gjithë njerëzve në rend të parë të vendimmarrjeve të tyre dhe të marrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve. Dyja palët kanë bërë një hap të madh para sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin. SHBA-ja përshëndet negociatat konstruktive dhe inkurajon përparim të mëtutjeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.
E këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për konstruktivitetin.
“Bisedë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E kam falënderuar për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge para për të depërshkallëzuar tensionet dhe angazhuar për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin e mbështet fuqishëm SHBA-ja”, tha Chollet.
Good call with Kosovan PM @AlbinKurti. Thanked him for constructive engagement in finding a way forward to deescalate tensions and committing to urgently work on normalization of relations between Kosovo and Serbia in the EU-facilitated dialogue, which the U.S. strongly supports.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 24, 2022
-
Departamenti Amerikan paralajmëron marrëveshje Kosovë-Serbi “ditëve në vijim”
-
SHBA-ja mirëpret heqjen e tarifës doganore nga Kosova
-
Strehimi i 50 emigrantëve të dëbuar, SHBA-ja e falënderon Kosovën: Mirënjohës ndaj partneres sonë
-
Strehimi i 50 emigrantëve nga Kosova, DASH-i: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë
-
DASH-i për dialogun: Synimi i SHBA-së është njohja reciproke