I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se nwnshkrimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është bërë falë direktivave të qarta të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Në një postim në Twitter pas nënshkrimit të marrëveshjeve e cila u bë në Konferencën e Sigurisë në Munih, Grenell ka thënë se brenda katër muajve kanë arritur t’i nënshkruajnë tri marrëveshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexo edhe: Nënshkruhet marrëveshja për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë
“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar ai.
Thanks to @realDonaldTrump’s specific directives, we have signed 3 economic agreements in 4 months. One for airline travel, one for rail and one for motorways. #diplomacy https://t.co/SZAbWgNouZ
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 14, 2020