Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet eskalim i protestave në Stantërg për padrejtësitë e punësimeve në Trepçë

Dhjetëra protestues kanë vazhduar të protestojnë edhe sot nga ora 6:30 para hyrjes së minierës Trepça në Stantërg, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje.

Ata paralajmëruan veprime radikale dhe eskalim të situatës nga java e ardhshme, në rast se institucionet përkatëse nuk merren më seriozisht me problemin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsim Musa, nga këshilli organizativ protestues, ka apeluar te Qeveria e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si dhe ndërmarrja Trepça, t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre, në të kundërtën paralajmëroi protesta të dhunshme dhe eskalim të situatës.

“Ne si këshill organizativ i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ndërmarrjes Trepça, që kërkesat tona të merren parasysh më seriozisht. Përndryshe, nga e marta, nëse nuk merren masa të duhura ndaj kësaj padrejtësie që na është bërë, protestat do të eskalojnë, munden me qenë edhe të dhunshme. Ju bëj apel me ndërmarr diçka, ndryshe eskalon situata”, ka thënë për KosovaPress Musa.

Protestuesit të cilët kanë hyrë në ditën e pestë të protestës së tyre, janë duke kërkuar dorëheqjen e menaxhmentit, shkarkimin e bordit, si dhe anulimin e konkursit.

Ndryshe, protesta po zhvillohet e qetë dhe pa ndonjë incident, ndërsa vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të policisë, duke përfshirë edhe njësitin për intervenim të shpejtë, të cilët po e vëzhgojnë situatën nga afër.