Edhe këtë të mërkurë ka vazhduar protesta para minierës së “Trepçës” në Stantërg, nga persona të cilët janë ndarë të pakënaqur me procesin e punësimit në këtë ndërmarrje.
Protestuesit duke kundërshtuar këtë konkurs kanë kërkuar zgjidhje nga kryeministri i Kosovës dhe ministritë përkatëse, duke paralajmëruar edhe ashpërsim të formës së protestës, raporton KTV-ja.
Aplikantët të cilët nuk kanë arritur të punësohen në këtë ndërmarrje kanë thënë se gjatë këtij konkursi janë shkelur të gjitha të drejtat elementare të punëtorëve, pasi që, sipas tyre, kusht kryesor për pranim kanë qenë paraja dhe pozicionimi partiak.
Protestuesi, kanë ngritur edhe tenda afër Stantërgut dhe aty po qëndrojnë kohë pas kohe, nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.
-
Protestuesit kërkojnë që Kurti të shkojë në Stantërg
-
Minatorët ende pa paga, paralajmërojnë protestë për të enjten
-
Të pakënaqurit me punësimet në Trepçë ngrenë tendë para minierës
-
Paralajmërohet eskalim i protestave në Stantërg për padrejtësitë e punësimeve në Trepçë
-
Kandidatët e refuzuar kërkojnë anulimin e konkursit për punësimet në “Trepçë”